Av.Ngjela: SPAK do godasë më lart, lista e politikanëve e gjatë! Drejtohet nga SHBA

spot_img
Advertisements

Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se puna e bërë nga SPAK për të goditur të korruptuarit në Shqipëri deri tani ka qenë një punë e mirë.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se SPAK drejtohet nga SHBA dhe politika s’ka fuqinë që ta shkrijë këtë institucion të drejtësisë.

‘Për SPAK s’kam asnjë rezervë deri tani në lidhje me drejtësinë që jep SPAK, të shohim se si do të ecë më në vazhdim. Po SPAK nuk drejtohet nga ne, atje i keni ekspertët amerikan. SPAKU-n e drejtojnë ata në luftën kundër korrupsionit, ata i kanë çuar edhe në kurse për të krijuar një institucion drejtësie që të na shpëtojë nga korrupsioni. Këta që janë të irrituar kanë frikë dhe kur kanë frikë kanë shumicën dhe mund të krijojnë aksese në ligje t’i ndryshojnë. Po pyetja bëhet po Uashingtoni? Dhe këtu mbyllet çdo gjë. SPAK-un se prek dot askush’, tha ai.

Sipas avokatit, falë punës që është bërë nga SPAK, niveli i korrupsionit në vend është në rënie.

‘SPAK është më i fortë se kryeministri, sepse SPAK e merr edhe kryeministrin aktual si të pandehur. Mund ta marri sipas ligjit. Kush është organi më i lartë sot në pushtetin gjyqësor? Është SPAK dhe drejtohet nga ndërkombëtarët dhe paguhet nga ata. Kur dihet me fakte që korrupsioni shtetëror në vend ka qenë i lartë, tani është në rënie dhe kjo sepse e ka bërë punën SPAK’, tha ai.
Avokati tha se lista e zyrtarëve të lartë që do të goditen nga SPAK është e gjatë.

‘Janë nën akuzë ish-ministra, ish- kryetar bashkish. Deri tani SPAK ka punuar saktë. Por për SPAK ne flasim për prokurorinë dhe jo për gjykatën. Po SPAK do të godasë më lart, lista e politikanëve është e gjatë’, tha ai.

Latest articles

Related articles