“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

spot_img
Advertisements

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq në “Dita Jonë” në A2 CNN, ka analizuar gjendjen e pensionistëve në vend, duke nënvizuar se janë të kequshqyer.

E pyetur se çfarë mund  të bëjë një pensionist me 20.000 lekë pension në muaj në Shqipëri, Radonshiq shpjegoi se fillimisht paguajnë detyrimet dhe blejnë medikamentet dhe me pjesën e mbetur mbijetojnë.

“Së pari paguajnë  detyrimet, pra kjo është në prioritetet e tyre, paguajnë medikamentet se themi që është ilaçet janë të rimbursueshëm. Pensionistët janë të janë të parët ata të cilët paguajnë faturat, madje nuk abuzojnë pasi kanë një kulturë tjetër, dinë shumë mirë dhe të kursejnë dhe nga ana tjetër pse i paguajnë në kohë? Sepse ato nuk kanë mundësi që të paguajnë kamatë vonesën. Pra ato llogarisin dhe kamatë vonesën. Kjo vjen nga mospasja e të ardhurave. Mendoj që pensionet janë në nivele tepër të ulëta dhe një pensionist nëse nuk do mirëmenaxhojë dhe ato pak të hyra apo pak para që ka do të ishte shumë e vështirë dhe patjetër që ato dhe me ato para jetojnë. Një pensionist ka më shumë se një sëmundje kronike dhe mund të them që një pensionist kequshqehet. Është për të ardhur keq. Një pensionist sot keq ushqehet, mund të hajë dhe një herë në ditë. Nuk ha shëndetshëm. Qeveria vetë e di këtë pjesë. Patjetër që skema e pensioneve është problematike. Këto bonuset, ato rritjet që do të bëhen në vijimësi do të krijojnë një lloj ndihme në buxhetin e pensionistit, por është totalisht e pamjaftueshme. Pra, i mbetet që pensionisti përsëri në pra në një moment të kërkojë tek fëmijët dhe më besoni që asnjë pensionist nuk kërkon tek fëmija. Edhe nëse fëmija ka të ardhura të larta, sepse kanë dinjitet. Madje unë mund të them që një pjesë e mirë e pensionit të pensionistëve që futet te ato kursimet, pensionisti i shpenzon po prapë për nipin dhe për mbesën për që ai të ndihet mirë. Pra ky është realiteti i dhimbshëm”, tha Radonshiq në “Dita Jonë” në A2 CNN.

Latest articles

Related articles