Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të nisë të mërkurën dëgjesat me qytetarët.
Burime për redaksinë bëjnë të ditur se takimi i parë i Salianjit do të jetë në qytetin e Durrësit.
Këto takime vijnë pas takimit që zhvilluan në një kafene Salianji dhe eksponentë të tjerë në PD, disa pres të cilëve kishin rezultuar edhe si më të votuarit në zgjedhje, mes tyre edhe Ilir Alimehmeti.
Kujtojmë se Salianji ka vetëm disa muaj që është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin prej 1 viti për shpifje ndaj zyrtarëve socialistë. Vetë Salianji e ka cilësuar si sulm politik dënimin e tij me 1 vit burg.


