Qeveria është thjesht palë, por pezullimi i një ministri është jo vetëm drejtësi, por edhe interes publik

spot_img
Advertisements

nga Brahim Shima

Në sondazhin e javës në MAPO.al, 62 për qind e votuesve mbështetën mendimin se GJKKO ka të drejtë të pezullojë nga detyra zv.kryeministren, ndërsa 38 për qind ishin kundër.

Si një vendim që merret për here të parë nga gjykata, solli në dy javët e fundit një pështjellim në politikë dhe një përplasjeje mes mazhorancës dhe drejtësisë. Pavarësisht tensioneve, ajo çka vlen është fakti se zgjidhja u kërkua në Gjykatën Kushtetuese si institucioni më i lartë interpretues, edhe pse procedura u shoqërua me artikulime të forta ndaj gjyqësorit.

Kujtojmë se së fundmi kanë qenë drejtuesit e KLGJ-së, KLP-së, ILD-së dhe të tjerë që ngritën alarmin se sulmet ndaj drejtësisë po cënojnë vetë drejtësinë.

Pa kaluar në temë tjetër, detyra e ministrit, edhe pse në nivelin më të lartë, është si çdo pozicion tjetër, pra mund të jepet edhe nëse nuk je deputet. Pezullimi në thelb, sipas argumentit të SPAK, nuk është shkarkim dhe as dënim, por masë që merret gjatë hetimit. Pra në këtë rast në mbrojtje të parimit të interesit publik, që lind nga hetimet pavarësisht figurës dhe postit që mban personi.

Një tjetër argument i shtuar është se me pezullimin e zv.kryeministres, e cila njëkohësisht është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk është përcaktuar një strukturë se kush do t’i kryejë detyrat. Ligji për organizimin e Këshillit të Ministrave parashikon në nenin 6: “Zëvendësministri zëvendëson ministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera.”

Në këto kushte duket se jemi përballë dy zgjidhjesh: ose një nismë politike për propozimin e një zëvendëskryeministri dhe ministri, ose, nisur nga ky rast, ligji të parashikojë se cili autoritet do t’i ngarkojë me kompetenca një zëvendësministër. Kujtojmë se në qeverinë “Nano” qeveria funksionoi me zv.ministra për disa muaj, ku ministrat nuk arrinin të merrnin vota në parlamentin e vitit 2003.

Latest articles

Related articles