Një fraksion i ri brenda Partisë Demokratike, emrat

spot_img
Advertisements

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime për redaksinë bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së.
Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.
Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:


•Ilir Alimehmeti


•Gentian Cela

•Qani Xhafa

•Aulon Kalaja

•Ted Kolliku

•Alma Kore

•Parid Mahmutaj

•Xhemajl Gjunkshi

•Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme

Latest articles

Related articles