Hetimi i skandalit të njohur si “Afera Bankers” po zgjerohet me ritme të shpejta, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka evidentuar një dëm ekonomik që dyshohet të shkojë në dhjetëra miliona euro. Deri më tani, Prokuroria ka zbatuar masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe individëve të tjerë të dyshuar për përfshirje në skema abuzuese.
Pas operacionit të parë të arrestimeve të iniciuar nga Prokuroria e Fierit, hetimet janë shtrirë më gjerë, duke prekur hallka të ndryshme institucionale. Hetuesit po verifikojnë zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe donagore, konfirmon gazetarja Klodiana Lala.
Sipas burimeve prane SPAK mësohet se strukturave të pushtetit vendor dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë mbyllur sytë për vite me radhë ndaj abuzimeve me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme.
Zgjerohen hetimet për skandalin Bankers. SPAK vë në hetim administratën tatimore dhe zyrtarë publik e të zgjedhur vendor.
Pas kalimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit në Prokurorinë e Posaçme, dy prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai kanë vënë në sitën e hetimit edhe veprimet e organeve tatimore që ndër vite kanë lejuar abuzimet e SPAK.
Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Leonidha Çobo, ish-administrator i kompanisë “Bankers”, i cili ndodhet nën arrest nën dyshimet për pastrim parash, korrupsion në sektorin privat dhe shpërdorim kompetencash, pasi rezulton se ka trasferuar miliona euro në kompaninë në emër të kunatës së tij, por edhe në llogaritë e kompanive nënkontraktore të Bankers.


