Pak ditë më parë, me datë 21 nëntor, u shua gjenerali 97 vjeçar i inteligjencës izraelite Eli Zeira, i cili dështoi të parashikonte luftën e Yom Kippur. Komisioni Agranat nuk e bëri përgjegjës por ai dha dorëheqjen nga detyra dhe ushtria në moshën 46 vjeçare. Ai mori përgjegjësi, edhe pse akuzoi Mossad me drejtor Zvi Zamir që nuk njoftoi për informacionet e spiunit të dyfishtë, Ashraf Marwan, dhëndri i ish-presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe krahu i djathtë i Anwar Sadat, presidentit egjiptian dhe arkitektit të sulmit ndaj Izraelit në tetor 1973.
Eli Zeira ishte një gjeneral me famë në Izrael. Për shkak të alarmeve të shpeshta për sulme të Egjiptit dhe Sirisë dhe mobilizimit të shpeshtë pa shkak e caktojnë në krye të Drejtorisë së Inteligjencës ushtarake për të analizuar më mirë rreziqet dhe për të sheshuar debatet e shumta.
Gjeneral Zeira zhvilloi “Konceptin”, që me dy fjalë është: meqenëse në Luftën e 6 ditëve shtetet arabe kishin marrë goditje të rënda sepse nuk kishin aviacion dhe raketa me rreze të gjatë nuk do të merrnin asnjë operacion tjetër pushtimi pa pasur këto dy elementë.
Mirëpo Egjipti dhe Siria u përgatitën për më shumë se një dekadë për luftën e Yom Kippur. Analistët nga zyra dhe asetet në terren raportuan disa herë për mobilizimi të ushtrisë Egjiptiane dhe Siriane, gjeneral Zeira i besonte Konceptit, këto dy vende nuk do poshtëroheshin më në luftë, duke ditur se nuk kanë aviacion apo raketa.
Shtabi i ushtrisë dhe shërbimet i besuan Konceptit të Zeira, pavarësisht se sinjalet në terren ishin se po përgatitej lufta, nuk mobilizuan ushtrinë dhe forcat vullnetare që së paku donin 48 orë kohë.
Kryeministrja Golda Meir i besoi Zeiras, i besoi ministri Moshe Dayan, heshti Mosad, etj.
Sulmi ndodhi nga dy krahet. Egjipti u fut 3.5 km brenda territoret, Siria kapi kodrat e Golanit. Pas 1 jave luftime Izraeli e riktheu supremacine falë aviacionit, etj. Por me kosto: 10 mije të vrarë. Egjipti kërkoi armëpushim, 30 mijë të vdekur.
Disa javë pas “fitores” që edhe sot e kësaj dite ka pasoja psikologjike, e gjithë kupola e shtetit të Izraelit dha dorëheqjen. “Këshilltari mizerabël” Zeira mori turpin, që e përndjek edhe sot e kësaj dite.
Prej asaj dite ndryshoi edhe “Koncepti”. Në një grup prej 10 analistësh që thonë që ka apo nuk ka rrezik, 1 duhet të dalë gjithmonë kundër 9 të tjerëve.


