Ministri i kulturës paguan 2700 euro hotelin në Dubai

spot_img
Advertisements

Arsen Rusta

Një darkë në restorantin luksoz të kuzhinierit Nusret disa vite më parë, ku të pranishëm ishin Arbjan Mazniku, Arben Ahmetaj, biznesmen dhe zyrtarë shqiptarë, solli një mori komentesh negative në Shqipëri dhe se si zyrtarët e një vendi të varfër si Shqipëria abuzonin në luksin e faturave të Nusret.

E teksa kjo darkë është thuajse harruar në opinionin publik, një tjetër ministër i kabinetit Rama ka shijuar gjumin dhe relaksin e Dubait me një faturë për afro 2700 euro.

Kush e ka paguar faturën?

Taksat e shqiptarëve kanë paguar plot 2700 euro me kursin e ditës, ose mbi 2 mil e 680 mijë lekë.

Ministri Blendi Gonxhe ka udhëhequr delegacionin me 4 emra të tjerë, me siguri vartës të tij.

Aq sa kuptohet nga fatura është shënimi pagesë hotel Dubai por pa specifikuar vetëm një dhomë një natë apo disa dhoma dhe për disa ditë.

Referuar postimeve të Gonxhes, ai ka qenë në Dubai në datat 28 dhe 29 tetor 2025.

Ndoshta ka qenë edhe për më tepër ditë, por në publikimet zyrtare agjenda është dy ditë.

Kultura e pasur e një vendi të varfër si Shqipëria këtë herë rezulton se ka paguar akomodim sheikësh për plot 2700 euro hotel për Gonxhen.

Dubai në të vërtetë është ndër më të shtrenjtat vende për luksin dhe komoditetin që ofron. Por a fiton diçka kultura shqiptare nga kjo faturë vetëm për gjumin 2700 euro? Kjo faturë nga njohësit e çmimeve në Dubai konsiderohet edhe e lirë. Por duhet Gonxhe të sqaroj, ishte i ftuar zyrtarë? pse se mikëpriti homologu në Emirate?

Vërtet janë paguar 2700 euro apo? Për pesë persona apo për një?

Kjo faturë nuk është e plotë pasi mund të shkojë mbi 3000 mijë euro ku mungojnë biletat e avionit, dietat apo edhe ushqimi.

Pas Dubait Ministri që shqiptarëve ju dhuroi kulturën e përçundhar të Mozaikut me mbivendosje pa flokë, ka udhëtuar në Riad, Itali e jo vetëm.

Bukën Ahmetajt ja zunë në fyt tek Nusreti aq sa sot është në arrati si i kërkuar nga Spak, ndërsa Gonxhe një deklarues në Spak është ndër Ministrat që media ka bërë me dhjetra denoncime për abuzime/weblajm

Latest articles

Related articles