Deputetja e PS: Vizitova serën e trangujve në Patos, Ervisi ushqen 10 gra

spot_img
Advertisements

Deputetja e re e qarkut Fier Zeqine Caushi përmes një komunikimi publik ka promovuar një fermer të suksesshëm më Vlosh, I cili është rikthyer në vend për të ofruar përvojën italiane.

Mirëmëngjes! ☀️

Me Ervisin, djalin 23-vjeçar nga Vloshi, i cili pas 3 viteve emigrim në Sicili 🇮🇹 u rikthye në vendlindje për t’u marrë me bujqësi.

Ervisi ka marrë me qira 5 dynym sera në📍Velmish, të mbjella me domate dhe tranguj. Në vetëm një vit pune, ai është shumë i kënaqur me të ardhurat që ka siguruar dhe me faktin që po ndërton një të ardhme të qëndrueshme këtu, në zonën e tij. 🌱🍅🥒
Dhe shumë shpejt synon ta zgjerojë aktivitetin në 1 hektar.

Shqetësimi i tij më i madh mbetet mungesa e fuqisë punëtore në zonë. Përveç angazhimit të familjarëve, Ervisi ka qenë gjithashtu burim të ardhurash për 10 gra nga fshati Zharrëz, Patos, të cilat punojnë herë pas here në serat e tij. 💪👩‍🌾

Të rinj si Ervisi tregojnë se kur ka vullnet, punë dhe mbështetje, bujqësia kthehet në histori suksesi dhe në një mundësi reale zhvillimi për komunitetet tona.

Latest articles

Related articles