I ftuar këtë të diel në emisionin “E Diell”, ish-deputeti Dashnor Sula zbuloi një anë të panjohur të jetës së tij, duke folur për familjen, prindërit dhe jetën jashtë politikës.
Gjatë bisedës, Sula u shpreh se ndihet një politikan i pakorruptuar, duke kujtuar momentet kur bashkëshortja e tij, Elida, punonte si notere dhe fitonte shumë për kohën:
“Bashkëshortja prej 31 vitesh punon si notere. Nuk jam diamant i politikës, por njeri i pakorruptuar. Për një arsye shumë të thjeshtë, Elida ka shënjuar shumë në jetën time.”
Ai tregoi se para 30 vitesh, kur ai fitonte vetëm 60 mijë lekë në muaj, bashkëshortja e tij sillte në shtëpi 250-300 mijë lekë në ditë.
“Vinte e lodhur nga puna, unë numëroja lekët. Atëherë 5 mijë lekëshi ishte më i madhi,” rrëfeu Sula, duke nxjerrë në pah se ndikimi i saj dhe përkushtimi i familjes e kanë mbajtur larg korrupsionit.


