🕯️ Lamtumirë mësuese Fjoralba!
Një humbje e dhimbshme ka tronditur sot opinionin publik në Korçë. Arsimtarja e re Fjoralba Dule është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
E njohur për buzëqeshjen, përkushtimin dhe dritën që sillte çdo ditë në auditor, Fjori la pas një boshllëk të madh në familje, në shkollë dhe tek nxënësit e saj.
🕊️ Qofsh e Parajsës, Fjoralba. Kujtimi yt do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve në këto momente të vështira.


