Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve, N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, të cilët rezultojnë të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për 6 apartamente në Yzberisht të Tiranës dhe Golem të Kavajës, 5 garazhe në Tiranë, 1 njësi në Yzberisht, si dhe 3 llogari bankare me vlerë totale mbi 368 mijë euro.
Hetimet nisën mbi bazën e dyshimeve se N.B., nëpërmjet familjarëve, kishte investuar të ardhura të përfituara nga veprimtari kriminale në pasuri të ndryshme. Hetimet dokumentuan se N.B. është dënuar më 19 qershor 2017 nga Gjykata e Kurorës në Shreësbury për prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa vëllai i tij, E.B., është dënuar për të njëjtën vepër më 19 prill 2024 nga Gjykata e Kurorës në Leeds.


