Rama acarohet: Mos më pyet tani se kam njerëz

spot_img
Advertisements

Pas skandalit të madh dhe akuzave ndaj zëvendëses së saj Edi Rama ka qepur gojën.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme u mundua që të sfumonte akuzat e rënda dhe të mërkurën e nxori në kuvend Ballukun që të recitonte e te thoshte që unë e dua drejtësinë, ai akoma nuk ka dhënë asnjë deklaratë për zhvillimin me të cilin nuk është përballur ndonjëherë ndonjë qeveri shqiptare që zevendës kryeministri të qëndrojë në detyrë edhe pas akuzave shumë të rënda për vjedhjen e parave publike nga SPKA dhe të miratuar nga GJKKO.

A do e zbatoni vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun apo do sfidoni drejtësinë? Kjo ka qenë pyetja e gazetares Ambrozia Meta, por Rama është munduar që ti bëjë bisht duke theksuar se jemi këtu për të pritur mysafirët.

Rama: Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Pse duhet të biesh ti në sy me ulërima. Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.

Latest articles

Related articles