Falimenton “Besa Agro Invest”, pjesë e Fondacionit Besa! Tronditet bujqësia

spot_img
Advertisements

E krijuar një dekadë më parë si një kompani e cila do të sillte risi në tregun bujqësor, kompania Besa Agro Invest, me aksionet e biznesmenit Bajram Muçaj ka trokitur në gjykatë për të shpallur falimentin.
Kjo kompani me një kapital 485 milionë lekë tashmë kërkon nga gjykata të ndjekë procedurat e falimentit, ndërkohë është caktuar edhe administratori i falimentit.

Ajo që mbetet e paqartë është nëse falimentimi ka ardhur për mungesë likuiditetesh, mosshitje të produkteve në treg apo nga shkaqe të paparashikuara në planin e biznesit. Ndërsa rezulton se edhe tatimet kanë kërkuar vendosjen në sekuestro të aseteve të kësaj kompanie, pasi rezulton se Besa Agro Invest është debitore në sistemin e tatim–taksave.

Ky subjekt pak kohë më parë vizitohej edhe nga anëtarë të qeverisë Rama si një subjekt i suksesshëm e përkatësisht nga ish-ministria e Bujqësisë Milva Ikonomi.

Vendimi i Plotë i Gjykatës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

TIRANË

      Nr.5051 Akti                                                                                                                           Date 23.09.2025

SHPALLJE –PUBLIKE
Afishim Publik i Mbledhjes per Raportim te Kreditoreve

Ne Gjykaten e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është paraqitur për gjykim Ceshtja civile me nr 5051 Akti , 02.08.2023 date regjistrimi qe i perket:

KERKUES: Shoqeria Besa Agro Invest

OBJEKTI: 1.Kerkese per fillimin e procedures se falimentimit te shoqerise

                            tregtare “Besa Agro Invest” sh.p.k me kerkesen e Debitorit 

                            2. Caktimin e Administratorit te Falimentimit; 

                            3. Vendosjen e masave te sigurise mbi te gjitha pasurite e luajtshme, te

                            paluajtshme si   dhe te drejtat e debitorit ” 

BAZA LIGJORE:LIGJ Nr. 110/2016 PËR FALIMENTIMIN

Gjykata me vendimin e dates 04.03.2024 ka vendosur:

Hapjen ne dt 04.03.2024, ora 15 te procedurave te falimentimin per shoqerine BESA AGRO INVEST sh.p.k, NIPT L41726002A, rregjistruar me dt 26.05.2014, me qender te ushtrimit te aktivitetit ne Durres, Fushe Kruje, Arrameras, rruga e Celeve, Fushe – Kruje, Arrameras, me ortak Fondacioni “ Albanian Besa Capital” , me administrator z. Estref Cekrezi dhe objekt veprimtarie “ Kultivimi i kulturave te ndryshme bujqesore dhe tregetimin e tyre me shumice dhe pakice.Kultivimi i ullirit, vreshtave dhe pemeve frutore me qellim tregetimin e produkteve dhe nenprodukteve te tyre e shumice dhe pakice. Prodhimin e farerave dhe fidaneve dhe tregetimin e tryre. Ngritjen e industrise perpunuese te prodhimeve bujqesore dhe blegetorale. Ngritjen dhe zhvillimin e agroturizimit. Eksperimentimin e teknologjive te reja ne kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore. Import – eksport dhe tregeti me shumice dhe pakice te te gjitha prodhimeve bujqesore blegetorale te perpunuara ( industrializuara), e te fresketa te gjalla, blerjes se farnave, fidaneve, medikamenteve te ndryshme per mbrojtjen nga semundjet dhe demtuesit. Import – eksport dhe tregeti me shumice dhe pakice te makinerive per prodhim bujqesor dhe blegetoral, traktore, mjete transporti si dhe linja dhe makineri te perpunimit te produkteve agro – ushqimore etj. Nxitjen dhe organizimin e te gjitha aktiviteteve qe kane te bejne me prodhimin dhe tregetimin e prodhimeve te fermereve. Konsulence ne fushen e ekonomise, bujqesise, blegetorise dhe ushqimit, duke perfshire planet e menaxhimit te cilesise, mjedisit, turizmit dhe agroturizmit”

Latest articles

Related articles