Rama numëron milionat në Kuvend: tuneli 50 milionë €, inceneratorët 450 milionë euro

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, iu përgjigj akuzave të opozitës për tenderin e tunelit të Llogarasë. Në sallë ishte e pranishme edhe ministrja Belinda Balluku, e cila aktualisht është e pandehur nga SPAK për këtë çështje.

Rama mohoi pretendimet për një dëm prej 50 milionë eurosh, duke i quajtur akuzat e opozitës “gënjeshtra që tejkalojnë realitetin”. Ai bëri një krahasim me çështjen e inceneratorëve, duke thënë se “50 milionëshi i Llogarasë është si 450 milionëshi i inceneratorit”.

“Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo jo, janë me dhjetëra herë mbi realitetin. Përsa i përket tunelit të Llogarisë, ai 50 mln euro është si 450 mln euro i inceneratorit. Ndërkohë, i rrini fort ligjit andej. Natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e koqe, siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh.”, tha ai.

Latest articles

Related articles