Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në selinë e PD nuk ka një takim ndërkombëtar, nuk i shkon kush mik.
Lita: Është një lajm i mirë që protestohet.
Qytetarët duhet të protestojnë.
Partitë politike duhet të protestojnë.
Jo vetëm PD por edhe partia ‘Mundësia’, partia e Lapajt e Shabanit, e Arlind Qorrit.
Të gjitha partitë e opozitës duhet të protestojnë, me një me dy me 10 me 100 me 1000 me dhjetë mijë sepse ky vend ka nevojë për protesta dhe ka shumë arsye që kolegët i thanë që duhen protestuar.
Nga bileta në autobusin e Kamzës deri tek vjedhjet masive.
Problemi është që fokusi dhe pritshmëria është e madhe tek PD.
PD i mban qytetarët dhe militantët me gajret, do bëjmë protesta prisni edhe pak, do bëjmë analizë, prisni edhe pak. Lidershipi i PD nuk ka bërë një takim ndërkombëtar të rëndësishëm në selinë e PD.
Erdhi ministri i jashtëm takoi të gjithë dhe nuk takoi kryetarin e PD.


