Shqiptarë janë sëmurë: 41 spitale publike dhe 24 private, bien vizitat te mjeku por rriten ndërhyrjet kirurgjikale

spot_img
Advertisements

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në vitin 2024, numërohen 65 spitale në vend, nga të cilët 41 janë spitale publike dhe 24 spitale private. Në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor të dhënat zyrtare treguan se janë shtruar 299.318 pacientë, duke shënuar një rritje prej 4,8 % më shumë të shtruar, krahasuar me vitin 2023.

Gjatë vitit 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8.911 shtretër, ku: Shfrytëzimi i shtratit ishte 176,7 ditë, të cilat përbëjnë 48,4 % të ditëve kalendarike të vitit 2024; Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 4,7 ditë në vit, me një xhiro të shtratit 37,8 herë pacientë në vit.

Në shërbimin spitalor, u kryen gjithsej 65.302 ndërhyrje kirurgjikale, me një rritje prej 0,4 %, krahasuar me vitin 2023.

RAPORTI vjetor i kujdesit shëndetësor: 41 spitale publike dhe 24

Gjatë vitit 2024, të dhënat e INSTAT zbulojnë se numri gjithsej i vizitave në kujdesin parësor ishte 8.951.864, duke shënuar një rënie prej 3,1 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Nga totali i vizitave: 42,5 % u realizuan në qendrat shëndetësore; 23,9 % u realizuan në ambulanca; 33,6 % u realizuan në poliklinika. 35,4 % e vizitave në qendrat shëndetësore dhe ambulanca janë kryer nga persona mbi 60 vjeç.

Konsultori i gruas

Në vitin 2024, u regjistruan gjithsej 184.801 vizita në konsultorin e gruas, me një rënie prej 9,2 %, krahasuar me vitin 2023. Në konsultorin e gruas, 78,1 % ishin vizita obstetrikale dhe 21,9 % e vizitave ishin vizita gjinekologjike. Prej vizitave obstetrikale, gjysma e tyre (50,4 %) u realizuan me asistencë të mjekut specialist. Gjatë vitit 2024, 15,9 % e vizitave obstetrikale gjithsej u kryen për herë të parë, duke shënuar një rritje prej 4,6 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Konsultori i fëmijës

Në vitin 2024, në konsultorin e fëmijëve u regjistruan 267.048 fëmijë dhe u kryen 731.277 vizita, mesatarisht 2,7 vizita për fëmijë, në vit. Krahasuar me vitin 2023, numri i vizitave është ulur me 1,0 %; 52,9 % e vizitave u realizuan me asistencë të mjekut specialist, dhe pjesa tjetër me asistencë të mamive dhe infermierëve.

Gjatë vitit 2024, numri i fëmijëve 0-1 vjeç, që ushqehen vetëm me gji, ishte 15.068, ndërsa numri i fëmijëve që ushqehen vetëm me ushqim artificial, ishte 3.459. Në vitin 2024, mbulimi vaksinal i fëmijëve, brenda vitit të parë të jetës, mbeti në nivele të larta, 97,0 %-99,0 %, për të gjitha vaksinat sipas skemës kombëtare të vaksinimit, me përjashtim të Fruth-Rubeolë-Parotit, ku mbulimi vaksinal ishte 92,0 %

Latest articles

Related articles