Boçi: Qytetarët të tubojnë me opozitën kundër pushtetit

spot_img
Advertisements

Demokrati Luçiano Boçi deklaroi sot se padrejtësitë, situata në arsim, ekonomi e shëndetit dhe ligji për barazinë gjinore janë arsye të mjaftueshme që qytetarët shqiptarë të shpehin pakënaqësi ndaj qeverisjes.

Në një intervistë për mediat, Boçi u shpreh se në tubimin e opozitës, që nis nga e hëna, është një rast i mirë për të dalë përballë pushtetit, që ka instaluar frikën dhe presionin.

“Ka një lloj dëshpërimi brenda strukturave e qytetarët, për mënyrën se si janë marrë zgjedhjet e si ka vijuar qeverisja. Apo dhe ikjen e njerëzve, duke shtuar edhe faktorët e sjelljes sociale të shoqërisë. Ka ndryshuar qasja ndaj protestës e politikës, për të protestuar duhet të shohësh arsye.

Ka shumë arsye për të protestuar, arsimore, menaxhimi i shëndetit, ekonomia, kufizimi i qytetarëve, si pushteti ka hyrë te xhepat e shqiptarëve, me ligjin e fundit për barazinë gjinore ka shqyer portat e familjes së tyre.

Çdo qytetar duhet të vijë në një tubim e të shprehë kundërshtinë e tij. Pushteti do marrë masat, instalimi i frikës ka nisur, presioni ndaj administratës. S’është sistem demokratik, është sistem autokratik me pamje demokratike. Padrejtësitë janë bërë sa një mal dhe arsyet janë kaq të shumta sa që qytetarët në momentin e parë. Orteku ka dëshmuar se kur nis bëhet i papërballueshëm”,-tha Boci

Latest articles

Related articles