Diabeti, sëmundja e “heshtur”- Mjekët: Rreth 6 mijë raste të reja zbulohen çdo vit

spot_img
Advertisements

Ky 68 vjeçar mësoi se vuante nga diabeti krejt rastësisht. Iu nënshtrua analizave para kryerjes së një operacioni dhe rezultatet i treguan nivel te lartë te sheqerit në gjak.

Sëmundja cilësohet si “epidemia e heshtur” e shoqërive të sotme, pasi jo gjithmonë shfaq shenja. Shumë persona mësuan për të nga një matje e glicemisë në ditën botërore të ndërgjegjësimit për diabetin.

“Është shtuar shumë numri, në 10 persona 6 ne na dalin prediabetik, me vlera të larta që nuk e dinë”.

Me ndryshimin e stilit të jetës dhe mënyrës së ushqyerjes janë rritur shifrat e të sëmurëve me diabet. Në vendin tonë zbulohen rreth 6 mijë raste të reja në vit ndërkohë të regjistruar me këtë sëmundje janë rreth 111 mijë persona.

“Është një sëmundje të vret me sheqerin. Jep komplikacione kardiake, shkakton verbim, dëmtime në veshka…

Brumërat duhet te kemi kujdes, në 100 gram bukë ka 50 gram sheqer, përse duhet aktiviteti fizik, për të djegur glukozën…”

Lodhja e vazhdueshme, etja e pazakontë, ndryshime në peshë, apo plagë që shërohen ngadalë mund të jenë disa prej shenjave paralajmëruese të diabetit prandaj mjekët apelojne për të matur nivelin e sheqerit në gjak me qëllim trajtimin e hershëm dhe parandalimin e komplikacioneve.

Latest articles

Related articles