Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur gjatë natën në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic pas një konflikti me Damiano Selimaj, 22-vjeç dhe Geraldo Prençi, 26-vjeç.
Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët janë shoqëruar në polici. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes


