⚠️ Burreli reagon ashpër: Bullizëm ndaj Arnold Siaw në “Supergol”Klubi i Burrelit ka reaguar ashpër për një situatë të ndodhur në emisionin “Supergol” në RTSH, menjëherë pas sfidës Burreli – Pogradeci (2-0).🏅
Lojtari i Ndeshjes, Arnold Kwaku Siaw, doli për të dhënë prononcimin e tij, por moderatorja Hygerta Sako dhe grupi i saj në studio – Ardi Behari, Gerd Haxhiu dhe Klajdi Kola – nisën të qeshnin dhe bënë komente të tepruara.🧾 Reagimi i plotë i klubit:“Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin. Në vend që të vlerësohej për performancën e tij të shkëlqyer – me gola vendimtarë ndaj Pogradecit, dhe me një kontribut të madh në ecurinë e skuadrës – disa drejtues të emisionit zgjodhën të qeshnin e ta ofendonin publikisht për pamjen e tij.Kjo nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë dhe që ka fituar zemrat e tifozëve verdh e blu.Në intervistë, Siaw foli me zemër – falënderoi tifozët, tha se skuadra është e bashkuar dhe se është i lumtur për ne.Kjo është përtej futbollit – kjo është mungesë respekti ndaj njeriut, ndaj sportistit, ndaj vlerave që lojtari ynë jep për këtë fanellë. Siaw, jemi me ty!Të mbrojmë sot, sepse nesër do të krenohesh me ne dhe ne me ty!Ti nuk je vetëm një lojtar, je pjesë e familjes sonë, pjesë e Burrelit! Për gjithë ata që qeshën, një mesazh i qartë: Burreli nuk harron dhe nuk fal mungesën e respektit!Kjo fanellë nuk përfaqëson vetëm një ekip, por një qytet që di të ngrejë zërin për të vetët!”🔹 Mesazhi i qartë i klubit: mbështetje për lojtarin, kundër bullizmit dhe mungesës së respektit ndaj sportistëve.


