‘Kristjan mos luaj me dy porta’- Shkreli shkon në gjyq

spot_img
Advertisements

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur këtë martë në GJKKO lidhur me seancën e parë paraprake ndaj tij pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes së tij.

Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Sipas SPAK ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta.

Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.

Latest articles

Related articles