Pa surpriza, pa shumë zhurmë (përtej etheve të medieve mbi maratonën e transmetimit live) zgjedhjet në 5 bashkitë e vendit treguan qartë situatën politike në vend. PD pas rreth 6 muajve nga zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të tregonte asnjë ndryshim, përpos faktit të një bojkoti të modernizuar duke deklaruar mbështetje të kandidatëve të pavarur e pa dalë me sigël.
E megjithatë rezultati është një tregues i qartë mbi atë çfarë deklarohet nga foltorja e selisë blu e asaj çfarë realisht diskutohet në tryezat e përditshme të kafeneve në Shqipëri.
Opozita deklarohet prej muajsh e vitesh për një revoltë mbarë popullore ndaj së majtës, por nga ana tjetër nuk gjen terren në kutitë e votimit. Tashmë zërat e opozitës se pjesëmarrja e ulët është tregues se zgjedhësit kanë bojkotuar PS janë në rritje, edhe pse Selia Rozë fitoi me rezultatin 5 me 0, që të gjithë e dinin para mbërritjes së zgjedhësit të parë në kutinë e votimit. Aq më shumë që nuk flitet për bojkotin që iu bë së djathtës, kur hetimet e SPAK ndaj drejtuesve të lartë të mazhorancës janë më të forta se kurrë.
Por nga ana tjetër rezultati shkon në favor të asaj që diskutohet në tryezat e kafeneve, opozita është e shushatur e pa një strategji për të marrë mbështetje apo qoftë dhe për tu parë si oponencë duke treguar një apati të plotë.
E në fakt nga 3336539 zgjedhës vetëm 60 348 shkuan për të votuar, aq sa PD nëse do të donte të mbronte dinjitetin do të duhej të mos lejonte thyerjen e plotë, ndërsa e majta siguroi atë çfarë i duhej por edhe duke treguar se si do të jetë situata në votimet e 2027, sigurisht nëse nga opozita nuk do të ketë vlerësim real të të dhënave dhe një stradegji për të dallë nga qerthulli i mbyllur.
Vlorë
Zgjedhës 171895
Votuan 19980
Brunilda Mersini 15573 Vota
Dionis Sota 2312 Vota
Gjergji Nika 1974 Vota
pjesemarrja 12.54 %
Berat
zgjedhës 82161
Votuan 15657
Ervin Ceca PS 13050 Vota
Pavlo Skarpa PD 2607 Vota
Pjesemarrja 19.81%
Cërrik
Zgjedhës 38724
Votuan 9364
Florenc Doka 6201 Vota
Amarildo Hoxha 1888 Vota
Eligert Hima 1275 Vota
pjesemarrja 24.8 %
Mat
Zgjedhës 29092
Votuan 11158
Altin Bojni PS 7018 Vota
Eduard Brahlika 2797 Vota
Suzana Pasha 535 Vota
Pjesemarrja 39.2


