Nga 334 mijë votues, vetëm 60 mijë në qendrat e votimit. Dëshpërim i madh, humbje besimi, apati totale ndaj politikës.
Sot kishte zgjedhje për 5 kryetarët e rinj, në Berat, Vlorë, Tepelenë, Cërrik e Mat. Lajmi nuk është rezultati por pjesëmarrja e ulët në votime rreth 18%. Në këtë ditë zgjedhjesh, rrugët ishin të qeta në këto qytete, si para një stuhie që nuk do të vijë kurrë. Populli, që dikur rreshtohej me shpresë në radhë për të votuar, tani rri në shtëpi, duke parë ekranin e televizorit si një dritare pa ajër. Në vend të dinamikave që prodhon një garë, ndjehet një heshtje e rëndë, një heshtje që s’është paqe, por dorëzim. Kjo është pamja më e dhimbshme e një demokracie, kur populli nuk çohet më as për të zgjedhur, as për të kundërshtuar. Kur kutitë e votimit mbushen jo me vota, por me boshllëk. Dhe në atë boshllëk, pushteti dëgjon vetëm zërin e vet.


