5 bashki zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj (Kandidatët)

spot_img
Advertisements

Sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki. 334.539 mijë votues në bashkitë; Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë pritet të votojnë sot, teksa qendrat e votimit janë hapur në orën 7.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.

Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.

Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.

Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.

Në Berat të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.

Kandidatët

Vlorë: Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota (i pavarur, mbështetur nga opozita), Gjergj Nika (i pavarur – kandidatura u pranua nga Kolegji Zgjedhor pas refuzimit fillestar nga KQZ)

Cërrik: Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”), Amarildo Hoxha (i pavarur, mbështetur nga opozita)

Mat: Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur), Eduart Brahilika (i pavarur, mbështetur nga opozita)

Berat: Ervin Ceca (PS), Pavllo Shkarpa (i pavarur, mbështetur nga opozita)

Tepelenë: Gramos Sako (PS), Gabriel Guma (i pavarur, mbështetur nga PD)

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe sipas KQZ do të vijojë deri në orën 18:00

Latest articles

Related articles