Edi RamaBiznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi, me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi.
Leja mban firmën e kreut të KKTU-së, kryeministrit Edi Rama, dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e marrë edhe ajo e pandehur për aferën e Tunelit të Llogarasë.Një paradoks tepër i madh, pasi megjithëse Bektashi është nën hetim për dy raste, ai sërish “shpërblehet” nga mazhoranca.Duket se, Bektashi vepron me “dy porta”, duke qenë se ai është i afërm me Jamarbër Malltezin, teksa të dy janë marrë të pandehur për aferën “Partizani”.


