Aktivisti i të drejtave të njeriut, Kristi Pinderi, duke komentuar kundërshtitë e opozitës për ligjin e miratuar për brazinë gjinore, deklaron se përkufizimi i gjinisë në këtë ligj, është i njëjtë me Konventën e Stambollit, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar gjatë qeverisjes Berisha 2 dhe ku ndër të tjera përmendet edhe identiteti gjinor.
Ndërkohë edhe ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, që njeh identitetin gjinor si një karakteristikë që duhet mbrojtur nga diskriminimi, e ka miratuar qeveria Berisha.
Ndaj, për këto arsye, Pinderi thotë se kontributi i Berishës për komunitetin LGBT, është i çmuar dhe do të mbetet në historinë e lëvizjes për të drejtat e këtij komuniteti.
“Meqe keta te opozites vazhdojne te jene te shqetesuar:
Konventa e Stambollit e ratifikuar gjate kohes se qeverise Berisha 2, pasi perkufizon gjinine ne binaret burre – grua, ne nenin 4, pika 3 vazhdon:
“Zbatimi i dispozitave te kesaj Konvente sigurohet pa diskriminim mbi asnje baze, si p.sh. seksi, gjinia, raca, ngjyra, gjuha, feja, bindjet politike apo te tjera, origjina kombetare ose sociale, lidhja me nje pakice kombetare, pasuria, lindja, orientimi seksual, identiteti gjinor, mosha, gjendja shendetesore, aftesia e kufizuar, statusi martesor, statusi i emigrantit ose refugjatit, ose ndonje status tjeter.”
Ligji per barazine gjinore perdor te njejten gjuhe, koncept e perkufizim.
Hera e dyte kur identiteti gjinor permendet ne nje legjislacion ne Shqiperi eshte ligji per mbrojtje nga diskriminimi. Edhe ky ligj eshte miratuar me kembenguljen e Doktorit!
Pra, ne te dyja heret qe Shqiperia afirmon konceptin e identitetit gjinor ne legjislacion qofte ne ate vendas qofte permes ratifikimit te ligjit nderkombetar, ne te dyja keto here pra, njeriu qe ka kembengulur qe Shqiperia ta beje kete eshte Sali Berisha.
Per keto arsye, Berisha do te jete – me dashje a pa dashje – nje asteriks i perjetshem ne historine e LGBT ne Shqiperi“, shkruan Pinderi.


