Shumë zhurmë për mos thënë të vërtetën! – nga Gazment Koduzi

spot_img
Advertisements


Nisur nga zhurma e ngritur nga politika ditët e fundit në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, u ula dhe e lexova nga fillimi deri në fund. Aty flitej vetëm për burra dhe gra, dhe asnjë fjalë për prindi 1,2,3, etj.
Por, ajo cfarë të bie në sy është filli ideologjik i majtë që përshkonte ligjin nga fillimi në fund. Pikërisht këtë nuk ja thotë popullit opozita, sepse brenda subkoshiencës së drejtuesve të saj mbartin reminishenca të kohës së diktaturës kur ishin pjesë e luftës kundër mbeturinave mikroborgjeze dhe për të drejta të barabarta midis burrit dhe gruas.
Projekt ligji është plotë me terma që njihen si gjuha distopike e përdorur nga George Orwell në librin e famshëm 1984. “Injoranca është fuqi” dhe “Liria është skllavëri” janë disa nga fjalët shprehjet distopike të përdorur nga Orwel. E njëjta gjuhë distopike është përdorur edhe në këtë projekt ligj. Flitet për barazi por krijon pabarazi. Flitet për mos diskriminim por vendos me ligj diskriminim. Ligji në vend që të vendoste bazat për “shanse të barabarta” vendos bazat për pabarazi midis meshkujve dhe femrave. Në vend të vendoste bazat për t’i dhënë mundësinë të aftëve të cajnë përpara në jetë, vendosin me ligj që vendin e punës ta marrë dikush sepse i përket gjinisë që është në minorancë në atë institucion, pra krijon diskriminimin gjinor.
Opozita e djathtë duhet që ta kundërshtonte këtë projekt ligj pikërisht për këto pabarazi dhe diskriminim që do të sjellë në shoqëri linja ideologjike e majtë, si dhe të paraqiste kundërpropozim me një projekt ligj për shanse të barabarta, mbështetja e talenteve dhe forcimin e familjes.

Latest articles

Related articles