Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me 77 vota në Kuvend.
Sipas saj ligji nuk i hap rrugë identiteteve të shumëfishta siç pretendon opozita dhe shoqëria civile. Por në deklaratën e saj teksa përmendi vendet anëtare të BE që nuk e kanë këtë ligj, Luarasi tha se shtetet që kanë vetëm 2 gjini, nuk janë shembujr për t’u ndjekur.
“Janë permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane. Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”. Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.
Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së. Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit. Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane”, u shpreh Luarasi.


