Nga sanitaret, shoferët, mësuesit, specialistët, mjekët e
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm detaje të reja nga projektbuxheti i ri. Në një deklaratë video në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2026 do të indeksohen çdo vit pagat.
Sipas tij për 10600 punonjës shërbimi pagat do të rriten me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja, për mësuesit 3 mijë lekë të reja. Ndërsa për sektorin e shëndetësisë dhe policinë e shtetit do të llogaritet edhe vjetërsia.
“Ka një tjetër lajm shumë e të mirë në pr.buxhetin 2026 i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për punonjësit e sektorit publik që do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është politikë e re pagash e kombinuar me rritjen e përgjithshme i shton 100 milionë euro shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse
10600 punonjës shërbimi; sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë e magazinierë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë në muaj.
Specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja, mësuesit do të përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë.
ADVERTISING
BOLT
Design & Furnitures
Elegance, Inovacion, Garanci
Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131 700 në 143 500 lekë të reja në muaj.
Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj.
Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92500 lekë në muaj.
Për punonjësit e policisë së shtetit përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsi në punë. Për garat më të ulëta rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja në muaj.
Për një punonjës me vjetërsi 15 vjet pagat rriten si më poshtë;
Për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84 500 të reja plus shtetas për kushtet e punës e ushqimit që e çon pagën në 100 mijë lekë të reja.
Për nënkomisarët nga 95 500 në 101 mijë lekë të reja e cila me shtesën për kushtet e punës e ushqimit që e çon pagën shkon 116 mijë lekë të reja.
Për komisarët nga 105 000 në 110600 mijë lekë të reja plus shtesën për kushtet e punës e ushqimit shkon në 125600 lekë të reja
Nga drejtuesit e thjeshtë 103500 shkon në 141450 lekë të reja me shtesën shkon 156450 lekë të reja.
Janë të gjitha lajme të mira për këto kategori. Shqipëria është në nivel tjetër dhe ky fakt do të behët çdo vit më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat të njerëzve që jetojnë me punë. Ata që na dhanë besimin meritojnë çdo vit e më shumë dhe do kenë çdo vit e më shumë. Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është PS”


