nga Indrit Vokshi
Prej 2000 vjetësh ka emigrim dhe rraca të ardhura në Perëndim. Ishin iberikët e keltët në Spanjë, iu shkuan visigotët e vandalët, këta giset gjermanike që janë sot.
Ishin galët në Francë, iu shkuan frankët (fis gjermanik). Italisë i shkuan ostrogotët (fis gjermanik). Ishin bretonët e piktët në Britani, iu shkuan anglët, saksonët, vikingët. E kështu me radhë, fise nga Lindja si gjermanikët e sllavët të cilët u dyndën dhe populluan Europën.
Të gjitha këto fise quheshin emigrantë barbarë të cilët rrezikonin institucionet, fenë dhe kulturën ekzistuese të asaj kohe. Jul Cezari ua vu kufirin në Rihn.
Mirëpo diku me luftë e diku me demografi, diku duke u përdorur si mercenarë në rivalitetet e vendasve, ata fituan status dhe nisën të bëheshin sundimtarë dhe qeveritarë në tokat e Perandorisë Romake.
Ata nga barbarë e të “eksterminuar” prej qytetërimit të asokohëshëm, themeluan perandorinë e Karlit të Madh, mbret i frankëve dhe, u bënë investitorë të mëdhenj të qytetërimit të mëpastajshëm të Europës.
Mamdami e Sadik Khani i Londrës janë ndodhi normale nëse e shikojmë historinë si lineare. Ata kanë ardhur e janë adoptuar në liberalizëm për tu bërë investitorë të kësaj kulture shoqërore.


