Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një nismë që “rrezikon të shkatërrojë familjen shqiptare dhe vlerat tradicionale”.
Në një deklaratë për median jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se projektligji është “i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë” dhe “përmbys Kushtetutën, kodet e vendit dhe trashëgiminë mijëra vjeçare të shqiptarëve”.
Ish-kryeministri i kërkoi që të lërë anash orientimin e tij seksual dhe të mos përpiqet t’i imponojë shoqërisë shqiptare standarte të përkatësisë së shumëfishtë gjinore.
“Tani ambasadorit i them kaq, zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve, por përpjekjet tuaja për të imponuar shoqërisë shqiptare standarte të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, edhe i them edhe në statusin tënd ti je binar. Ne nuk merremi me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, dhe ka marrë vendimet e veta, s’dua të merrem me jetën e tij personale. Ligji nuk k asgjë të përbashkët”, tha Berisha ndër të tjera.


