Mamdani, Feja dhe Amerika – ANALIZA nga Rob Kore

spot_img
Advertisements

Fitorja e Zohran Mamdanit nuk ishte një surprizë e madhe.
E para sepse jemi ne nje qytet me shumice demokrate dhe e dyta, ai nuk pati përballë kundërshtarë te vertete.

Cuomo tashmë konsiderohet një figurë e konsumuar politikisht, ndërsa kandidati republikan ishte i dobët dhe pa mbështetje.

Zgjedhja e Mamdanit nuk duhet parë nen prizmin fetar.

Jemi në New York, kryeqendra e biznesit ne botë, dhe është e çuditshme që disa e reduktojnë këtë zhvillim në një çështje identiteti fetar.

Në fakt, ajo që po ndodh është rezultat i një procesi të gjatë dhe të mirëstudiuar politik, i cili ka filluar prej disa dekadash.

Sipas meje, zgjedhja e Mamdanit reflekton dy prirje kryesore që po shfaqen në politikën amerikane.

E para: Zhvendosja e së majtës amerikane gjithnjë e më majtas.
Dikur thuhej se e majta amerikane ishte më e djathtë se e djathta evropiane.
Kjo ishte e vërtetë deri në periudhën e Bill Clinton-it, i cili në thelb përfaqësonte një linjë po aq pro-kapitaliste sa edhe Reagan.

Pas tij, presidenti tjeter i majte, Barack Obama e zhvendosi PD më majtas, dhe fitorja e Mamdanit është dëshmi se kjo lëvizje po vazhdon akoma më majtas.

Meqenese disa dëshirojnë ta lidhin këtë me përkatësinë fetare, ia vlen të theksohet se drejtimin e kësaj lëvizjeje e mbajnë tre figura të njohura:

  1. Bernie Sanders, socialist me origjinë hebreje;
  2. Zohran Mamdani, socialist me origjinë myslimane;
  3. Alexandria Ocasio-Cortez (AOC), socialiste me origjinë latine.

Pra, nuk bëhet fjalë për një çështje fetare, por për një orientim politik që synon ta shtyje PD drejt socializmit.

Vetë Mamdani deklaroi:
“I am a democratic socialist.”

Kështu, termit tradicional demokratik po i shtohet gjithnjë e më shumë përkufizimi socialist, duke bërë që PD te kthehet ne PSD.

Edhe pse figura të larta si Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer nuk e mbështeten publikisht Mamdanin, (për të mos u pozicionuar hapur pro socializmit), në praktikë ata jane ok me këtë zhvendosje të partisë në të majtë.

E dyta:Verehet nje rritje e skepticizmit ndaj kapitalizmit, veçanërisht te të rinjtë.
Në Amerike, kapitalizmi po perceptohet gjithnjë e më shpesh me dyshim.

Sipas sondazheve të fundit, mbështetja për kapitalizmin dhe socializmin është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë – rreth 50% me 50%.

Në këtë klimë, çdo zhvillim politik, përfshirë edhe rastin e vrasjes te aktivistit konservator Charlie Kirk, eshte pjese e një beteje më të gjerë ideologjike.

Te mos harrojme, se sot per sot qëllimi i së majtës, është gjithmone neutralizimi i “trumpizmit”.
Trumpizmi eshte një levizje që përfaqëson kapitalizmin tradicional amerikan dhe kundërshton politikat e ndërhyrjes shtetërore, qe kerkon e majta e sotme.

Sipas këtij këndvështrimi, zhvillimi amerikan mund të ndahet në dy periudha.
Nga fillimi i shekullit XX deri në vitet ’90, kur Amerika pati një ngritje të jashtëzakonshme ekonomike, teknologjike dhe kulturore, duke u bërë modeli i prosperitetit për gjithë botën, dhe pas viteve ’90, ku duket qarte qe kemi një rënie ne shume drejtime.

Sot, ndarja midis kapitalizmit tradicional (që dominohet nga shtetet republikane) dhe socializmit (që përfaqësohet nga shtetet demokrate) është më e thellë se kurrë më parë.

E majta amerikane, në përpjekje për të frenuar trumpizmin, duket e gatshme të përdorë çdo mjet .

Kjo sepse Trump dhe trumpizmi do të kërcënonte strukturën tradicionale të klasës se vjeteruar politike amerikane.

Parashikimi im për të ardhmen e Mamdanit.
Ashtu si fitorja e Barack Obamës krijoi terrenin për lindjen e trumpizmit, edhe Mamdani mund të nxisë në New York lindjen e një reagimi të fortë konservator.

Në thelb, Mamdani dhe të ngjashmit me të përfaqësojnë ne menyre te hapur vizionin ku shteti ka rol më të madh në ekonomi.
Kujtojme ketu ngrirjen e rentave apo supermarketet shteterore.

Kjo, në mënyrë të pashmangshme, nxit varësinë nga qeveria: sot, mbi 42 milionë amerikanë jetojnë me kupona ushqimore, një fakt i pabesueshëm për vendin më të pasur në botë.

Mamdani u zgjodh me propagande jo realiste per nje vend si New Tork, por ne praktike me politikat e tij , partia e tij , do te ruaje pikerisht keto shifra te njerezve qe varen nga qeveria.
Te gjithe keta 42 millione njerez jane vota per te majten.

PS: Votimet e fundit paraqiten nga propaganda si fitore ndaj Trump, nuk ka asnje lidhje.

Latest articles

Related articles