.Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv. kryeministres Balluku. Kjo është porosia e prerë e Berishës në Kryesinë e PD.Burime për Top Channel nga mbledhje e djeshme e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij ai është autori i vërtetë i aferave që akuzohet zv. kryeministrja.
.
Burimet i thanë Top Channel se deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt.Por propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër kryeministrit Rama dhe jo zv. kryeministres Balluku.


