SPAK godet “5D”-në e Ballukut, merr të pandehur drejtorët e saj

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur pesë ish-zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të njohur si “besnikët” e ministres Belinda Balluku, për aferën e tenderit të tunelit të Llogarasë.

Në njoftimin zyrtar, SPAK bën të ditur se ka ngritur akuza ndaj Evis Berberit, Gentian Gjylit, Erald Elezit, Jetmira Dervishit dhe Mirzeta Kashnicës, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, të pandehurit në kohën e zhvillimit të procedurës kanë pasur funksione të larta drejtuese dhe teknike në institucionet përkatëse.

Evis Berberi ka qenë drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së, Erald Elezi drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, Gentian Gjyli drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH, ndërsa Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Hetimet lidhen me procedurën e prokurimit publik për projektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Tenderi u zhvillua fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe, pas anulimit, u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh pa TVSH.

Latest articles

Related articles