Janë publikuar dokumentet që, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, vërtetojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi për falsifikim dokumentesh.
Dokumentacioni mban vulën e Policisë Helene dhe tregon se ndaj Gjokës është vendosur masa e dëbimit (ekspuls) nga autoritetet greke, një fakt që, sipas Berishës, gjyqtarja nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Në këtë kontekst, ka një koincidencë të rëndësishme me faktin që sa herë Fredi Beleri është në Tiranë dalin dokumente me vula greke në PD dhe media, madje një ish ministër i Berishës shkruan në anglisht, dhe jo greqisht, kundra një kompania turke. Çfarë koincidencë.


