“Mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE-së”. Në këtë përfundim ka dalë një raport i ardhur nga Italia për mandarinat shqiptare, i publikuar ekskluzivisht në Dita Jonë në A2 CNN nga eksperti Ilir Pilku, duke hedhur poshtë lajmet se ato përmbajnë kimikate, i cili e dëshmoi këtë duke konsumuar mandarinë në studio.
“Mbrëmë më erdhën analizat nga Italia. Janë dërguar me postë të shpejtë dhe laboratori analizon preparate e lejuara e të palejuara. janë bërë analizat për 600 preparate dhe pastaj normativat… Mund t’ua lë një kopje janë 15 faqe dhe nuk gjeni një preparat të palejuar. Nuk përjashtojmë ndonjë fermer të vogël që mund të mos ketë respektuar karencën. Unë do t’u them me plot gojën që mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE”, tha ai në A2 CNN.
Eksperti njoftoi se sot janë nisur edhe 14 kampione të tjera për analizë.
“Dhe kampioni që kolegët e mi kanë marrë përmbushin të gjithë sipërfaqen e Mursisë, Xarës se Konispolit. Në këtë zonë funksionon një nga kompanitë më të mëdha në Europë të supermarketeve. Ëahtë një ekspert i huaj atje dhe ai analizon çdo lloj parcele dhe nuk ka identifikuar mbetje ose preparate të lejuara”, tha ai në A2 CNN.
Sipas tij kjo bëhet me qëllim hedhjen baltë të prodhimeve shqiptare dhe ndodh sa herë ka prodhim, sikurse edhe me frutat e perimet e tjera.
“Nuk është hera e parë që trajtoj çështjen e mandarinave dhe konsumoj mandarinat. Ne jemi mësuar me këto lloj situatash sa fillon dalja në treg e produktit shqiptar fillon edhe një trend negativ të baltosim prodhimin, është luftë tregtare, luftë rajonale, jemi mësuar në mars me domaten e specat e serave. Ne presim 40 mijë ton mandarina nga Xara e Mursia, një prodhim cilësor dhe ajo që dua të them është se në momentin e vjeljes”, u shpreh ai në Dita Jonë në A2 CNN.


