Klubi i Teutës ka njoftuar se peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Europianin për të rinj dhe U23 që po zhvillohet në Durrës!
Carja dhuroi spektakël duke thyer 3 rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe 1 rekord bote në shkëputje për Youth!
Rezultatet:
Shkëputje: 98 kg
Shtytje: 118 kg
Dygarësh: 216 kg
Ajo realizoi me sukses të gjashta provat, duke shfaqur një performancë të jashtëzakonshme, të mbushur me vetëbesim dhe teknikë perfekte, falë punës së palodhur të saj dhe të trajneres Eglantina Kalemi!


