Si na mësoi Berisha të urrenim Fatos Nanon!

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Vdiq Fatos Nano!

Unë jam rritur duke “urryer” Fatos Nanon.

Si shpi demokratike që kemi qenë, ose siç thuhej dikur për familjet partizane “familje e lidhur me luftën”, ishim të lidhur me luftën për votën e lirë (kuptohet), e Fatos Nano ishte simboli i të keqes, ishte krimineli, tradhëtari. Si 13 vjeçarë na kumbonte thirrja e udhëheqësit tonë tribal “Dy kriminelë ka Ballkani, Fatos Nano e Sllobodani”.

Në një miting të Nano-Meta në 2001, ne si debatikas blu i gjuanim me gur policëve me maska që kishin hipur maje pallateve. Ishim si fëmijët palestinezë sot.

Duke u rritur, vit pas viti, jam bërë kurioz, kush është vërtet njeriu që kemi urryer e kemi quajtur simbol të së keqes dhe jam futur kam dëgjuar të gjitha intervistat e Fatos Nanos.

Fatos Nano ishte politikani disi i papërgjegjshëm me shtetin; pa i mohuar asnjë meritë që mund të ketë pasur në ngritjen e shtetit prej 1997, shumëzim-pjesëtimi ma nxjerr përsëri disi të papërgjegjshëm. Ishte kontributori i parë serioz në ndërtimin e këtij lloji qenef shteti që kemi ndërtuar. Ndoshta prej dëshirës por me shumë gjasë prej paaftësisë për ta menaxhuar atë gjendjen dhe urinë e partisë së tij. Nuk i ka interesuar shumë.

Megjjthatë nga çfarë shoh e gjykoj sot diçka e çmoj për mirë: Politikan joagresiv e në përputhje me standardin kulturor europian të kohës ku jetoi, ose si të thuash përpiqej drejt atij standardi. Nuk di as kam dëgjuar të jetë implikuar në vrasje, deri te leku ka shkuar. Në arsyetimet që jep nëpër intervista, merr notë të mirë, nuk bëhet patetik e qesharak. Mesa duket Fatos Nano po del politikani më në rregull nga trutë në ketë 35 vjeçar.

Nuk u bë ndonjëherë gjenerator urrejtjeje, përçarjeje apo konflikti. Dukej përtac në ketë drejtim. Ngjan sikur Fatosi nuk e ka marrë seriozisht pushtetin. Siç na pati thënë në tavolinë një ministër i tij i dikurshëm; Fatosi donte vetëm dy gjëra, akses në Portin e Durrësit, pra te leku, dhe të bëhej president. Kaq donte. Për të tjerat nuk kishte as vullnet as dëshirë për tu marrë. E shtynin grupi i vet në atë kohë, aman lëviz rrëzoje Metën se vetëm ti mundesh ta rrëzosh, përndryshe na shkeli të gjithëve. Kur ndodhi KPD-ja.

Njerëzit që e kanë dashur do të mërziten shumë. Shprti në paqe e pastë pranuar Zoti.

Latest articles

Related articles