Sipas të dhënave të Eurostat, në gjysmën e parë të vitit aktual, çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në BE ishte 0.28 euro/kWh.
Shqipëria, me çmim prej 0.18 euro/kWh, renditet dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së, por siç tregon grafiku i mëposhtëm, vendi ka çmimin më të lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me 0.22 euro/kWh.
Çmime më të ulëta se Shqipëria kanë Serbia (0.17 euro/kWh), Mali i Zi (0.17 euro/kWh), Bosnja (0.15 euro) dhe Turqia (0.14 euro)


