“Deputetë anonimë morën mbi 20 mijë vota” – Raporti i ODIHR skandaloz, nuk thotë asgjë!

spot_img
Advertisements

Analisti Lavdrim Lita ka qenë kritik ndaj raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

I ftuar në Log, Lita tha se raporti është jo vetëm i vonuar, por ai nuk shpjegon fenomene të njohura sic është fakti që deputetë anonimë morën mbi 20 mijë vota.

Madje ai shkoi më tej, duke e cilësuar raportin, të njëjtë me atë të viteve 2023, 2021 etj.

Sipas Litës, para zgjedhjeve pati dhënie të licencave për fotovoltaikë, po ashtu me votën e diasporës pati raste të denoncuara ku deputetë të PS kërkonin votë kolektive për PS nga emigrantët, duke bërë presion tek pronarët e tyre.

Lavdrim Lita: Është një raport i vonuar, mohuar, gjëra që ne themi në shqip dhe ata na përkthejnë në anglisht. Duhet të heqim dorë sepse arbitri është i shitur, është I blerë, hiqi titullin është I 2021, 2023, është i viteve më para.

Nuk shpjegon disa fenomene që vit pas viti thellohen dhe zgjerohen. Problemi që kemi deputetë në parlament që kanë marrë nga 25 mijë vota dhe janë anonimë. A nuk kanë patur vëzhgues ata. Nuk gjenden në këtë raport.

Nuk është e vërtetë që oligarkët çojnë para tek opozita.

Lorenc Vangjeli: Unë them se ekzistojnë. A vinte çanta dhe andej.

Lavdrim Lita; licenca parqesh fotovoltaikësh para zgjedhjeve, nuk janë në raport. Raporti është skandaloz. Hiqi titullin e ke të 2021.

Vota e diasporës, deputetët tanë I kërkojnë pronarëve që punëtorët e tyre të votojnë me zarf kolektiv për PS.

Latest articles

Related articles