Njëri pajtonte taksinë, të tjerët grabisnin! Arrestohen 3 persona. Emrat

spot_img
Advertisements

Një bandë grabitësish të taksistëve dhe qytetarëve në rrugë, është çmontuar në kryeqytet, duke çuar në pranga 3 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një femër.

Aksioni është kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, i koduar “Episodet”, teksa janë zbardhur disa raste ngjarjesh kriminale nga të ndaluarit, me precedentë të mëparshëm penalë.

Të arrestuarit janë Ajla Qefalia, Fatbardh Byberi dhe Luis Mija.

Ata akuzohen se tentuan t’i vidhnin me dhunë, portofolin, një taksisti, dhe më pas i vodhën celularin, një shtetaseje. Fillimisht u kapën dy prej tyre dhe më pas i treti, i cili lëvizte me taksi, me 2 të arrestuarit.

Policia tha se të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

U sekuestrua si provë edhe celulari i vjedhur.

Latest articles

Related articles