‘Fëmijët ishin me autizëm’- Fqinji rrëfen tragjedinë në Maliq: Ishin keq ekonomikisht

spot_img
Advertisements


Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç. Viktima kanë mbetur Merjeme Azisllari, nëna dhe Luka Azisllari, djali i mitur 14 vjeç. I lënduar ka mbetur dhe fëmija tjetër, vetëm 6 vjeç, e cila ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

“Unë jam komshi këtu, fëmijët ishin me autizëm ndërsa mamaja ishte mirë. Nuk punonte, ishte shtëpiake. Vetëm burri punonte. Ishin ne kushte te vështira ekonomike. Janë dy vëllezër qe jetojnë ngjitur, këta sikur ishin me ndryshe nga ekonomia. Nuk e di si ndodhi ngjarja, unë madje sa e dëgjova nuk e dija qe ishte ne lagjen time sa e mora vesh dola” tha një nga fqinjët.

Latest articles

Related articles