Thellohet TRAGJEDIA, pas nënës ndërron jetë edhe djali i saj 14 vjeç! Rëndë fëmija tjetër

spot_img
Advertisements

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbarë opinionin publik, ku pas një zjarri të rënë në një banesë në Maliq ka humbur jetën nga asfiksia nëna Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari ndërsa në gjendje të rëndë është edhe fëmija tjetër vetëm 6 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele (19 tetor) rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq

Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

Më vonë, ndërroi jetë në spital edhe djali i saj i madh, 14 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve vazhdon të jetë fëmija i vogël 6 vjeç.

Latest articles

Related articles