Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Joana Qeleshi, ka reaguar ashpër lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Ngjarja, e ndodhur pas një debati mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, është cilësuar si një akt i paprecedentë dhe i papranueshëm nga Shoqata
Përmes këtij reagimi publik, Qeleshi thekson se arrestimi është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj rolit të avokatit në sistemin e drejtësisë dhe cënon rëndë të drejtën për mbrojtje të pavarur dhe të paanshme.