“Do merrem personalisht me ty” – avokati kanos prokurorin në sallën e gjyqit (audio)

spot_img
Advertisements

Audioja nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ku është regjistruar një përplasje mes avokatit Ulian Bajrami dhe prokurorit Gjergj Ceka, është bërë publike sot. Materiali audio, i shpërndarë në rrjetet sociale nga avokati Arben Llangozi, tregon momentet kur Bajrami kundërshton me forcë pretendimet e prokurorisë, duke i cilësuar të dhënat e paraqitura si të pavërteta.

Në një moment të tensionuar, ai dëgjohet duke thënë se “do të merret personalisht me prokurorin”, deklaratë që shkakton reagimin e menjëhershëm të gjyqtares Megi Strakosha, e cila e qorton për gjuhën e përdorur.

Pas incidentit, avokati është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime dhe më pas është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë disa akuza: “Kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit” si dhe “Kanosje e gjyqtarit”.

DEBATI:

Avokati Ulian BajramiBazohet te disa prova, një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin…

Gjyqtarja Megi StrakoshaAvokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle. Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të caktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.

AvokatiMesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme.

Latest articles

Related articles