Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por lafarakë partie! “Ti punon për ta…”

spot_img
Advertisements

Redaksionale

Sa më shumë mizor të jetë pushteti aq më shumë të ngre, të ngre, e të ngre aq lart, saqë kur të biesh të bëhesh më keq se sa ajo fjala me m* që nuk thuhet.

Ka mbi 10-15 vite që në Shqipëri flitet për oligarkë. Thuhet oligarku ky dhe oligarku ai. Akuzohet se “ti ke frikë ta përmendësh”. Nënkuptohet se “ti punon për ta”. Pëshpëritet se “ata vendosin për çdo gjë”, por harrohet diçka:

Që një oligark të ekzistojë, ai duhet që të jetë më i fortë se politika.

Po si mundet të jetë Shqipëria një vend Oligarkësh, kur në Shqipëri kemi Kryeministrin më të fortë politikisht që pas shpalljes së Pavarësisë?

Një vend ky rendi dhe drejtësia vendosen vetëm me polici shteti dhe personale të komanduar nga Kryeministri.

Nuk ka oligark në Botë që t’i nënshtrohet politikës. Kur kjo gjë ndodh, nuk kemi më të bëjmë me oligarki, por thjesht me biznesmenë.

Nëse, themi nëse, ata marrin favorizime nga Kryeministri, ata nuk janë më oligarkë, por janë thjeshtë lafarakë. Sepse nëse kjo është e vërteta, atëherë Kryeministri mund t’ja japë dhe Kryeministri mund t’ja marrë.

Shpejt, mendohet që ai do fillojë të marrë sërish ato që dyshohet se ka dhënë.

Shumëkush parashikon se do ketë humbje të mëdha për ata që kujtuan se ishin oligarkë: do u hiqen drejtorët, do u kontrollohen shtëpitë e bizneset, do u sekuestrohen pasuri, apo do u ofrohet mundësia e shitjes me çmim nënkosto.

Çdo gjë mund të ndodhë në Shqipëri, sepse sado e vështirë që është që të mbledhësh mendjen e një njeriu të vetëm, siç është Kryeministri jonë, aq të paparashikueshme janë dhe vendimet që merr ajo kokë e tij.

Por e rëndësishme nuk është se kush do ta hajë. E rëndësishme është që biznesmenët lafarakë të partive nuk janë oligarkë, e kush kujtoi se ishte, do ketë zhgenimet më të forta të jetës së tij këto 4 vite në vazhdim.

Shqipëria ka veçse 1 Kryeministër dhe 1 milion socialistë. Nuk ka vend për oligarkët!

Latest articles

Related articles