Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare, e cila sipas tij nuk ka përshëndetur marrëveshjen për paqe në Gaza.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “heshtje të qëllimshme” dhe e krahasoi qëndrimin e tij me atë të Koresë së Veriut dhe Iranit.
“Këtë marrëveshje nuk e përshëndetën vetëm Kim Jong Un i Koresë së Veriut, Ayatollahu i Iranit dhe Edi Rama. Ndërkohë që e gjithë bota demokratike e mirëpriti,” tha Berisha.
Ai kujtoi se ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu kishte përshëndetur marrëveshjen në parlament, ndërsa reagimi nga mazhoranca mungoi plotësisht.