Drejtori i Policisë nuk respekton rregulloren, paraqitja pa kapele dhe nderimi i gabuar i Himnit Kombëtar nga Ilir Proda

spot_img
Advertisements

Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari ka publikuar sot disa pamje nga paraqitjet publike të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe thotë se në disa raste të përsëritura ai nuk ka zbatuar rregulloren dhe simbolet kombëtare.

Në pamje, shihet kryepolici Ilir Proda duke hyrë në Gjykatën e Apelit në Tiranë menjëherë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, pa kapele. Po ashtu, njëjtë pa kapele është dhe drejtuesi që e shoqëron, kryepolici i Tiranës Elton Alushi.

Edhe sot, kur ka shkuar për inspektim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Ilir Proda sërish është shfaqur pa kapele, e cila është pjesë e uniformës së Policisë së Shtetit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda duke nderuar Himnin Kombëtar tek Akademia e Sigurisë me këmbë të hapura dhe me dorën në pozicion jo sipas rregullores. Shikoni gishtin e madh.

Mungesa e respektit ndaj rregulloreve dhe simboleve kombëtare, nuk i jep përparësi një drejtuesi që të konsiderohet si shembull për vartësit. Këto rregulla mësohen qysh në akademi, por dhe praktikohen gjatë gjithë kohës”, shkruan kapiten Artur Meçollari

Latest articles

Related articles