“Nuk jam i kënaqur me rrjedhën e gjërave”| Alimehmeti: Kushtetuta, Kryeministri, Presidenti në rrokopujë

spot_img
Advertisements

Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se është i pakënaqur me vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në A2CNN, Alimehmeti shpejgoi se arsye e qëndrimit të tij është se tregon se në Shqipëri, Kushtetuta, Kryeministri dhe Presidenti janë në një gjendje rrëmuje.

Alimehmeti komentoi edhe proceset e deritanishme që lidhen me vijimësinë e rendit në vend.

“Nuk jam i kënaqur me rrjedhën e gjërave. Këtu, Kushtetuta, Kryeministri, Presidenti, është një rrokopujë. Do të kishte qenë shumë e thjeshtë nëse do të ishin zbatuar këto gjëra. Do të ishte mbledhur këshilli bashkiak që në maj, Këshilli i Ministrave bën detyrën e tij dhe ka 15 ditë kohë kryetari i bashkisë, dhe do të ishim akoma në qershor me një rend normal vijimësie. Vjen Kryeministri me urdhër, ngatërron datat dhe vë në presion Presidentin”,-tha Alimehmeti.

Latest articles

Related articles